Për një trup vital dhe të shëndetshëm, filloni ditën me jogurtin tonë

milk, yogurt, drink

Për funksionimin e duhur e të gjithë organizmit, kalciumi është i domosdoshëm, dhe është me sasi të mjaftueshme në jogurt. Përmbajtja e këtij minerali është vetëm një nga arsyet pse jogurti është i domosdoshëm të konsumohet çdo ditë.

Për shkak të energjisë, vlerave ushqyese dhe medicinale, jogurti është bërë një ushqim dhe ilaç i përditshëm kundër sëmundjeve që ndodhin për shkak të mënyrës moderne të jetës dhe dietës.

Jogurti përmban karbohidrate, proteina, yndyra, kalcium. Përveç kësaj, ai gjithashtu përmban kalium, vitamina D, B2 dhe B12. Bakteret probiotike, të cilat përdoren gjithnjë e më shumë në përgatitjen e jogurtit, janë shumë të rëndësishme për zorrët, florën e zorrëve dhe funksionimin e përgjithshëm të traktit tretës.

Probiotikët që përmban jogurti rivendosin ekuilibrin e mikroflorës në zorrë, e cila mund të ndihmojë në tretjen e ushqimit (në parandalimin e kapsllëkut, por edhe të diarresë).

Efektet pozitive për njeriun që konsumon jogurt janë shkrirja e dhjamin, forcimi i imunitetit, rregullimi i kolesterolit, mbrojtja e zemrës, etj.

Fabrika jonë ofron jogurt dhe produkte tjera të cilësisë së lartë, për të cilët mund të mësoni për më shumë detaje.